Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet burri pasi sulmoi seksualisht një grua në autobus

Arrestim

U arrestua një person në Prishtinë pasi sulmoi seksualisht një vajzë, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Viktima ishte sulmuar në një autobus.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në autobus kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi PK-ja.