Policia në Trebinjë, Bosnje e Hercegovinë, ka arrestuar shtetasin boshnjak, D. Sh. pasi që në automjetin e tij tip “Peugeot” janë gjetur tetë shtetas të Kosovës.
“Në automjet janë gjetur N. A., N. D., T. M., R. E., K. A., K. P., R. I. dhe G. K. të cilët po ashtu janë ndaluar për t’u marrë në pyetje në ambientet e policisë. Pas arrestimit, në konsultim me prokurorin kujdestar nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, shoferi është akuzuar për ‘krim i trafikimit me qenie njerëzore’”, ka thënë për “Faktor”, Jovana Cvijetiq, zëdhënëse e Policisë në Trebinje, transmeton Koha.net.
Ajo ka shtuar se të ndaluarit do t’i dorëzohen zyrtarëve të policisë kufitare të Bosnje e Hercegovinës.
Artikuj të ngjashëm