Policia e Pogradecit ka arrestuar një 55-vjeçar i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare.
Në pranga ka rënë Ligor B., banues në Velçan të Pogradecit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë më datë 14.10.2017 në prani edhe të psikologes, nga një shtetase 15-vjeçare, e cila ka deklaruar se “shtetasi i mësipërm, në muajin mars të vitit 2017, ka kryer me këtë të fundit në banesën e saj marrëdhënie seksuale me dhunë dhe për pasojë kjo shtetase ka ngelur shtatzënë”.
Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal.