Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet 26-vjeçari në Mitrovicë i dyshuar për tri vepra penale

Një 26-vjeçar G.D. është arrestuar në Mitrovicën e Jugut për veprat penale “Mashtrim”, “Kanosje” dhe “Blerje të sendeve të përfituara me kryerje të veprës penale”.

Sipas njoftimit nga Policia, për të dyshuarin kishte urdhëresë aktive nga gjykata.

Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.