Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe posedim armësh

Tre persona janë arrestuar me dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe posedim të armëve pa autorizim.

Policia e Kosovës njofton se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas pranimit të një informate lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit, me datën 15 tetor 2020 ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Drenasit, ku janë përfshirë pesë (5) lokacione të ndryshme.

Operacioni policor, i bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar dhe ushtrimin e kontrollit në lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:

E. lindur me 1985 kosovar/shqiptar

Edhe Ndalohen 12 persona për skema piramidale dhe bixhoz Kronikë Ndalohen 12 persona për skema piramidale dhe bixhoz

E. lindur me 1986 kosovar/shqiptar

F. lindur me 1998 kosovar/shqiptar

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

14 (katërmbëdhjetë) aparate të lojërave të fatit,

2 (dy) lojëra KENO,

1 lojë me qen,

1 (një) shtëpizë kompjuteri,

Edhe Vushtrri, tre të arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz Kronikë Vushtrri, tre të arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz

1 (një) DVR,

1477 (njëmijë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë) euro,

2 (dy) armë zjarri,

10 (dhjetë) fishekë kalibrash të ndryshëm,

7. 7 gramë substancë e dyshuar narkotike (kokainë),

1 (një) telefon celular,

Edhe Arrestohen 13 persona në Pejë për bixhoz të paligjshëm, sekuestrohen 17 mijë euro Kronikë Arrestohen 13 persona në Pejë për bixhoz të paligjshëm, sekuestrohen 17 mijë euro

4 (katër) komplete letra dhe zare pokeri.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.