Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar për një vjedhje në Vitomiricë të Pejës më 8 janar.
Policia njofton se F.O. (1985), F.R. (1995) dhe O.H. (1999), dyshohet se të maskuar dhe të armatosur kanë marrë të hollat dhe telefonin personal një personi që po punonte në një pompë të derivateve.
Policia ka thënë se një i dyshuar tjetër gjendet në arrati. Sipas viktimës, thuhet se pos që e kanë grabitur ata edhe e kanë goditur viktimën.
Tre të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në një pompë derivatesh në Pejë
-
Pesë të arrestuar për grabitjen në pompën e derivateve në Vushtrri
-
Tre të arrestuar në Pejë për grabitjen e një pompe të derivateve
-
Lirohen në procedurë të rregullt 2 të dyshuar për një rast të grabitjes në Pejë
-
Ngrihet aktakuzë ndaj katër personave për grabitje të një pompe derivatesh në Pejë