Tre persona janë arrestuar në Pejë pasi Policia ka interventuar pas disa të shtënave me armë në një aheng familjar.
Siç bëhet e ditur nga raporti 24-orësh të njëjtit gjithashtu i kanë penguar zyrtarët policorë duke e sulmuar fizikisht njërin prej tyre.
Me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.