Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.
Një nga këto operacione të organizuara mirë, në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në rastin e grabitjes së një banke në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, është finalizuar mbrëmë ku u arrestuan tre persona të dyshuar, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPersonat e arrestuar janë:
1. V. G – mashkull, 26 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
2. P. M – mashkull, 27 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
3. M.H - mashkull, 32 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
Pas përfundimit të procedurave policore të njëjtit janë dërguar në gjykatën themelore të Prishtinës dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrollimi i dy lokacioneve ku policia ka gjetur dhe sekuestruar :
• Një veture Golf III ngjyrë e kuqe me targa vendore
• Katër telefona celular të llojeve të ndryshme
• Një palë rroba si dhe
• Gjashtë qese me substance të dyshuar marihuanë.