Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre persona në Shtime për lëndim trupor

Tre persona janë arrestuar në Shtime të mërkurën pasi i kanë shkaktuar lëndime trupore një 25-vjeçari.

Sipas njoftimit nga Policia, viktima për ndihmë mjekësore është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Komunikata thotë se pas një pune hetimore intensive në terren, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar, vendin e ndodhjes së tyre dhe t’i arrestojmë tre të dyshuarit të përfshirë në këtë rast.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, personat: N.A. i moshës 44-vjeçar, A.A. i moshës 23-vjeçar dhe A.A. i moshës 21 vjeçar janë në dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.