Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Pejë pasi dyshohen se në vazhdimësi i kishin mundësuar një të miture kryerjen e veprës prostitucion.
“Gjatë kontrollit tek dy të dyshuarit është gjetur në posedim dhe konfiskuar një armë ilegale(thikë), pas intervistimit në konsultim me prokurorin dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.