Policia e Kosovës i ka arrestuar 8 persona të hënën, të dyshuar për veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “zjarrvënie” e “detyrim”.
Sipas njoftimit, të arrestuarit A.P., (i lindur më 1999), K.K. (1998), F.C. (2003), A.M. (1995), G.I. (1998), D.R. (2004), E.C. (1993) dhe L.B. (2000), dyshohet se janë përfshirë në disa raste kriminale, si zjarrvënien e një lokali me koktej molotovi në lagjen "Dardania" në Prishtinë dhe hedhjen e granatave të dorë në disa lokacione.
Të arrestuarve u janë sekuestruar tetë telefona mobilë, një veturë, 6.7 gramë marihuanë dhe prova të tjera materiale.
“Personat e dyshuar fillimisht me urdhër të prokurorit kanë qenë në mbajtje, pastaj sipas vendimit të Gjykatës u është vazhduar masa e paraburgimit për tridhjetë (30) ditë. Vlen të theksohet, se njeri nga personat e arrestuar ishte në kërkim me fletë arrest nga gjykata kompetente”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohen 3 të dyshuar në Prishtinë për armëmbajtje dhe shitblerje të substanca narkotike
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Arrestohen tre persona, dyshohen për financim terrorizmi, shpëlarje parash, armë e vepra të tjera
-
Pesë të arrestuar për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një personi në Prishtinë
-
Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë