Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se kishin detyruar të birin që të kërkonte lëmoshë nëpër lokale të ndryshme.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë 13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull K/Shqiptar dhe një femër K/Shqiptare, pasi që të njëjtit janë prindër të viktimës moshë e mitur mashkull K/Shqiptar, të cilin e kanë detyruar të kërkojë lëmoshë nëpër lokale të ndryshme. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen prindërit, fëmijët e tyre u panë duke kërkuar lëmoshë
-
Arrestohet pasi detyron fëmijët të kërkojnë lëmoshë
-
Policia gjobit me nga 200 euro dy lëmoshëkërkues në Prizren, dy të tjerë i deporton në Shqipëri
-
Dy prindër arrestohen për keqtrajtim të fëmijëve, një dërgohet në Psikiatri
-
Burrë e grua në Istog arrestohen nën dyshimin se detyruan fëmijët të kërkojnë lëmoshë