Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona si të dyshuar se kanë mundësuar dhe ushtruar prostitucion.
Hetimi është udhëhequr nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë. Gjatë hetimit është zbatuar urdhëresa e gjykatës për masa të fshehta të hetimit dhe zbulimit.
Me aktvendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë tre të dyshuarit:
B. K.(1962), M. K.(1994 ) dhe A. R. (1995). Ndërsa të dyshuarat A.B (1989) dhe N.H (1999) janë liruar në procedurë të rregullt:
Gjatë realizimit të këtij plani janë gjetur dhe janë konfiskuar prova relevante për rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Arrestohen tre persona, dyshohen për financim terrorizmi, shpëlarje parash, armë e vepra të tjera
-
Pesë persona të ndaluar për vepra penale lidhur me zgjedhjet
-
Pesë të arrestuar për materiale që lidhen me keqpërdorim seksual të fëmijëve
-
Pesë të arrestuar për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një personi në Prishtinë