Një burrë dhe një grua janë arrestuar në jug të Mitrovicës për marrje me prostitucion, por janë liruar pasi janë gjobitur.
Bazuar në informatat që Policia i ka bërë të ditura në raportin 24-orësh, të martën, nuk është specifikuar shuma e gjobës.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 24 mars.
“Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin e bazuar që janë marr me veprën në fjalë. Me vendim të Gjykatës, të dyshuarit janë dënuar me të holla dhe më pas janë liruar”, thuhet në raport.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen për prostitucion një burrë e një grua në Gjilan
-
Arrestohen një grua dhe një burrë në Pejë për prostitucion
-
Arrestohen e pastaj lirohen dy të dyshuar për prostitucion në Ferizaj
-
Arrestohen dy të dyshuar për prostitucion në Prizren
-
Arrestohen e lirohen dy të dyshuar për marrje me prostitucion