Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën katër persona, të dyshuar se janë pjesë e një video-incizimi ku shihen duke e rrahur brutalisht një të ri në Pejë.
Në njoftimin e Policisë të mërkurën thuhet se tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit, ndërkaq i katërti i cili është i mitur, është liruar në procedurë të rregullt.
“Pas angazhimeve nga hetuesit policor në Pejë më 15.10.2022 është siguruar video-incizimi përmes të cilit janë identifikuar dhe arrestuar katër personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast, të listuar me inicialet si në vijim: 1. L. M; i lindur më 2003, 2. T. M., i lindur më 2005, 3. S. B., i lindur më 2007 dhe 4. E. A., i lindur më 2008. Pas intervistimit, me urdhër Prokurorit kompetent tre të dyshuarve me numër rendor (1, 2 dhe 3) iu është caktuar masa e ndalimit, përderisa i dyshuari i katërt i mitur (nr. 4) është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Në video, shihet se si katër personat, pos që e rrahin, edhe e fyejnë dhe në fund e kërcënëojnë: “i ke 10 sekonda, nëse nuk ik, ta zbrazi karikatorin”.
Pas kësaj, njëri prej të dyshuarve e shqelmon edhe dy herë dhe nis të numërojë, duke u kërkuar shokëve “Ama atë allti”.
-
Rrihen 7 persona mes vete në Pejë, lëndohet një polic
-
Disa persona në Pejë përfshihen në rrahje për një borxh, arrestohen katër
-
Rasti në Pejë: Bashkëshortja i dërgoi video burrit duke e kërcënuar se do ta vrasë fëmijën e tyre
-
E rrëmbyen dhe e rrahën një person në Prizren, arrestohen tre persona
-
Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen në Pejë