Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen katër persona në Deçan, ishin përleshur ndërmjet vete

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Komunën e Deçanit pasi që dyshohet se janë rrahur mes vete. Rasti ka ndodhur të hënën në fshatin Strellc i Epërm ku sipas policisë, të dyshuarit më pas janë ndaluar për 48 orë.

Policia njofton se një nga të arrestuarit ia ka kërcënuar familjarin një person tjetër.

“Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në raportin e policisë.