Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen gjashtë persona në Mitrovicë, dyshohet se vodhën metale

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Mitrovicë, nën dyshimin se kanë kryer vjedhjen penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit policor, të dyshuarit kanë vjedhur pjesë të metaleve nga parku i mbetjeve në Flotacionin e minierës “Trepça”, në Tunelin e parë.

Tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar sasi të metaleve të vjedhura, derisa gjashtë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

 

Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’ Mitrovicë, 13 shkurt 2020 Hetuesit policor...

Posted by Kosovo Police on Sunday, February 13, 2022