Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy vëllezër që sulmuan zyrtarët policorë

Gjatë mbrëmjes së djeshme, njësiti policor ka arrestuar dy persona në Viti.

Sipas raportit policor njësiti ka ndaluar automjetin Ford, të cilin e drejtonte një nga të dyshuarit, ku ishte bashkë me tre udhëtarë tjerë, gjithashtu edhe ata të dyshuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë verifikimit policia ka konstatuar se njëri prej tyre kërkohet me urdhëresë të Gjykatës Themelore për vuajtje të dënimit prej 6 muajve.

Dy të arrestuarit janë vëllezër, të cilët kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Si pasojë e sulmit policët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Vëllezërit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.