Njësitet policore të rajonit të Prishtinës, respektivisht Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, dje kanë arrestuar dy persona të dyshuar për një “vrasje në tentativë”.
Siç bëhet e ditur në raportin policor, rasti ka ndodhur me datën 07.07.2019, në rrugën Garibaldi në Prishtinë, ku nga arma e ftohtë (thikë) lëndime trupore kanë marrë dy persona, të cilët janë dërguar në QKUK, për tretman mjekësor.
“Që nga dita e raportimit të rastit, hetuesit rajonal të Prishtinës, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, V. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe D. S, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Personat e dyshuar po mbahen në qendrën e ndalimit, ata do të dërgohen në institucionet kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve.
-
Dy persona arrestohen për tentim-vrasjeje në Prishtinë
-
Plagosen dy persona në një lokal në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
-
Tentim vrasje në Prishtinë, tre persona sulmojnë me thikë të miturin
-
Theren me thikë dy persona në Prishtinë
-
Një person theret me thikë në Prishtinë, arrestohen katër të dyshuar