Dy të mitur janë arrestuar të enjten në Prizren, nën dyshimin se kanë sulmuar një 80-vjeçar para tre ditësh me qëllim që t’ia marrin portofolin.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit B.S., dhe A.G., janë arrestuar pasi janë gjetur prova të mjaftueshme që më 3 shkurt rreth orës 15:30 në rrugën “Zara” në Prizren, e kanë sulmuar të moshuarin dhe ia kanë vjedhur portofolin, ku në të kishte 100 euro dhe dokumente personale të tij.
“Viktima kishte pësuar lëndime trupore ku kishte marr tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren”, thuhet në njoftim.
Në prezencë të avokatëve, prindërve dhe punëtorëve socialë, i dyshuari B.S., e ka pranuar veprën penale.
Me udhëzim të prokurorit kujdestar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
-
Arrestohen tre të dyshuarit për grabitjen e 40 eurove në Prizren
-
Tre persona të armatosur sulmojnë dy qytetarë në Prizren, ua vodhën 40 euro
-
Arrestohet i mituri pasi sulmoi me mjet të mprehtë një të mitur tjetër
-
Arrestohen dy të dyshuar për sulm ndaj një personi në Prizren
-
Përleshen tetë të mitur në Prizren, tre në spital, dy në mbajtje