Dy të dyshuar janë arrestuar në Pejë për vrasjen e një 29 vjeçarit në Pejë më 16 shtator 2018, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, me 11.06.2019 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKujtojmë se bëhet fjalë për vrasjen në Pejë në rrugën Qerim Muriqi, ku ishte gjetur i vdekur V. S. (1989) i cili ishte pa shenja jete.