Dy të dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje janë arrestuar në Prishtinë, të dielën, ka bërë të ditur Policia në raportin e së martës.
Sipas njoftimit, një nga të dyshuarit pas një konfrontimi fizik, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri dhe një grua, por nuk është plagosur askush.
Lëndime, viktimat kanë pësuar kur njëri nga të dyshuarit i ka sulmuar me thikë. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.
“Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore me ç ‘rast kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është në proces hetimor”, thuhet në raportin e Policisë.