Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për vrasje të rëndë në Skenderaj

Foto: Koha / ilustrim

Skuadra për Hetimin e Krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, pas një hetimi intensiv me datën 11 prill 2019, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje e rëndë’ të ndodhur me datën 8 prill 2019, në Skenderaj.

Përveç arrestimit hetuesit policorë në zonën e Skenderajt, kanë realizuar edhe dy bastisje në dy lokacione të ndryshme në shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë automatikë AK 47, 14 copë fishekë, është sekuestruar një veturë, e cila dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit në kryerjen e ‘veprës penale’.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dyshuarit e arrestuar janë: H. F. 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës dhe K. I. 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.