Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për vrasje në tentativë në Prishtinë

Arrestim

Arrestim

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prishtinë, të cilët dyshohen për rastin “vrasje në tentativë”, të ndodhur më 13 janar rë këtij viti në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se përveç dy të arrestuarve, është identifikuar edhe një person i dyshuar, por i njëjti është ende në arrati.

“Pjesë e operacionit policor për arrestimin e të dyshuarve ishin edhe tri bastisje të kryera në tri lokacione të ndryshme të piketuara si vendndodhje e të dyshuarve. Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale ‘Vrasje në tentativë’ si dhe ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës’, të dyshuarit D. K, 23 vjeç, si dhe, D. A, 32 vjeç, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.