Policia e Kosovës në Leposaviq ka ndaluar një veturë në të cilën ishin të ngarkuar rreth 30 derra, në vlerë 1500 euro.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është cilësuar si tregti e ndaluar. Dy persona janë dërguar në mbajtje.
“Njësiti për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit i PK-së, së bashku me zyrtarin e AUV-it dhe zyrtarin doganor kanë dal në vendin e ngjarjes. Rasti nën hetime. Me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit meshkuj dërgohen në mbajtje”, raportohet nga Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia
-
Arrestohen dy shtetas serbë në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit
-
Arrestohet një person për kontrabandë, hyri jashtëligjshëm nga Serbia
-
Arrestohen dy të dyshuar për kalim ilegal të kufirit, njëri shtetas i Serbisë
-
Ndalohet automjeti që po kontrabandonte 40 keca