Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar në kërkim, njëri kërkohej prej 2019-s

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët i kishte shpallur në kërkim.

Për një të dyshuar për vjedhje të rëndë, mashtrim dhe kanosje pati lëshuar kërkesë për arrestim më 11 tetor 2019, kurse për një tjetër të dyshuar për mashtrim pati lëshuar kërkesë më 2 prill 2021.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 11.10.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar MARK (BARDHEC) COLI, i cili kërkohej për veprat penale: “VJEDHJE E RËNDË, MASHTRIM DHE KANOSJE”.

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 02.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar AFERDITA (Zef) COLAJ , e cila kërkohej për veprën penale: ‘MASHTRIM’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

{gallery}