Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në Kukës.
Ata me një furgon “Volkswagen” kishin tentuar të kontrabandonin disa shtetas të huaj për në Kosovë.
O.T. 32-vjeçar dhe E.T. 27-vjeçar banues në Krujë, janë ndaluar te vendi i quajtur “Ura e Drinit të Zi”.
zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Kukës, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, në vijim të operacionit policor të koduar "Morina", specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: O. T., 32 vjeç dhe E. T., 27 vjeç, banues në Krujë. Këta dy shtetas u arrestuan në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur "Ura e Drinit të Zi", duke transportuar kundrejt fitimit, me një automjet furgon tip "Volkswagen", disa shtetas të huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Kosovës. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.
-
Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, dy të arrestuar
-
Arrestohen dy persona në Morinë, dyshohen se po tentonin ta trafikonin një 14-vjeçare në Kosovë
-
Policia ndalon tre persona të dyshuar për kontrabandë me migrantë
-
Tre kosovarë në kërkim nga Policia e Shqipërisë, dyshohet se ndihmuan kalimin ilegal të kufirit
-
Arrestohet në Shqipëri 39-vjeçari kosovar, u zu duke kontrabanduar mallra të ndryshme konsumi