Dje në fshatin Sarpelj në Leposaviq, janë arrestuar dy rusë, burrë dhe grua.
Policia e Kosovës njofton se ata janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit me veturën e tyre me targa të Malit të Zi e kanë kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi raporton Koha.net.
Bëhet e ditur gjithashtu se policia kufitare i ndaloi derisa po udhëtonin në një rrugë ilegale që shfrytëzohet nga konstrabandistët.
“Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa vetura u është konfiskuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy shtetas serbë në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit
-
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit nga Serbia
-
Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet një serb në Leposaviq
-
Arrestohen dy të dyshuar për kalim ilegal të kufirit, njëri shtetas i Serbisë
-
Katër kosovarë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin me Serbinë