Janë arrestuar dy persona të cilët janë zënë nga policia duke transportuar drunjë të prerë në bjeshkët e Jezercit.
Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se ‘sot në mëngjes, në fshatin Jezerc të Ferizajt, ka hasur në dy persona të dyshuar: A.I 33 vjeçar dhe H.G 34 vjeçar, të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e Jezercit. Ata po i transportonin drunjtë me një traktor me rimorkio dhe një automjet” thuhet në njoftimin e policisë.
Policia i ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të PTH-Ferizaj, janë dërguar në mbajtje për 48 orë .
Artikuj të ngjashëm
-
Tre persona arrestohen duke prerë drurë ilegalisht në Jezercë të Ferizajt
-
Arrestohen tre persona në Kaçanik për vjedhje të drunjve
-
Arrestohen dy persona në Ferizaj për dëmtim të pyjeve
-
Dy të dyshuar arrestohen në Zveçan për vjedhje të pyllit
-
Arrestohen katër persona për vjedhje në dy restorante në Jezerc