Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy persona pasi gjuajtën me armë, në kërkim edhe një serb

arme

Ilustrim

Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë po kërkohet pasi kanë shtënë me armë zjarri në ajër në Kllokot të Gjilanit.

Policia e ka cilësuar rastin si “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

I dyshuari i cili ndodhet në arrati është serb.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër serb i cili gjendet në arrati, kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre u janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë ndërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.