Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy persona në Pejë, u kapën me 5.1 gramë kanabis

Janë arrestuar dy persona në Pejë në mbrëmjen e djeshme, pasi gjatë kontrollimit të veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar 5.1 gramë kanabis sativë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollimit në veturën e tyre është gjetur dhe konfiskuar një sasi e llojit kanabis sativa me peshë prej 5.1 gram. Me vendim të prokurorit kujdestar, vetura është sekuestruar përkohësisht , ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.