Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy persona në Pejë për mbajtje të paautorizuar të armës

Policia e Kosovës përkatësisht drejtoria në Pejë, ka arrestuar dy persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe shfrytëzim të paautorizuar të armës” dhe “vjedhje e rëndë dhe mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Siç njoftohet, gjatë kontrollit, te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar mjete të jashtëligjshme.

“Të dyshuarit janë arrestuar rreth orës 03:10 minuta në fshatin Sigë kanë ndaluar automjetin Tauran me targa 656-KS-167. ( e marrë Rentë në Pejë) të cilën e drejtonte i dyshuari F. L.lindur më 1987 në Pejë, si dhe i dyshuari pasagjer. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarve janë gjetur një sasi malli, si televizor, zmadhues, radiokasetofon si dhe gjësende tjera. Gjatë bastisjes tek i dyshuari F.L. është gjetur një pistoletë ajrore, model dhe prodhim i pa njohur, një brisk, dy kuti me diabolla për pistoletën ajrore, kurse tek i dyshuari i dytë me iniciale L. N. lindur me 1993 në Pejë, është gjetur një pistoletë për ndezje te fishekëve ndriçues, model i pa njohur”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, për tu zhvilluar procedurat ligjore. Gjësendet janë konfiskuar, lidhur më këtë është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të zbatohet masa e ndalimit policor prej 48 orë.