Policia e Kosovës ka arrestuar dy 19-vjeçarë nën dyshimet për vrasje në tentativë. Rasti i sulmit ka ndodhur më 12 dhjetor të vitit të kaluar në Kaçanik, ku në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, dy të dyshuarit kanë dalë nga vetura dhe i kanë sulmuar dy të tjerë me thikë.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa dy të lënduarit kanë marrë plagë të rënda.
Z.Ç dhe A.Ç., që janë arrestuar të mërkurën, janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.