Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy persona në Gjakovë, dyshohet se vodhën cigare në dy lokacione të ndryshme

Janë arrestuar dy persona në Gjakovë të shtunën nën dyshimin se kanë vjedhur disa pako cigare dhe një TV në dyqane në dy lokacione të ndryshme në Gjakovë.

Gjatë kontrollit i janë konfiskuar të dyshuarve 85 pako cigare dhe një TV.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. UÇK-së, Gjakovë 20.11.2021-05:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit në dy lokacione të ndryshme - në dyqane, kanë vjedhur disa pako cigare të llojeve të ndryshme dhe një TV. Njësitet policore te të dyshuarit, gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 85-pako cigare dhe një TV, të cilat dyshohet se ishin vjedhur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.