Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të mërkurën dy persona për lëndim trupor.
Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka marrë një njoftim në ora 01:15 të mërkurën për një rast ku dy persona i kanë shkaktuar lëndime trupore një personi.
Sipas hetimeve të para dyshohet se ngjarja ka ndodhur, pasi viktima A.S. 45-vjeçar, fillimisht kishte kanosur një mik të dyshuarve, e më pas të dyshuarit Sh.K. (53) dhe E.K. (28) ia kishin bllokuar rrugën viktimës dhe e kishin sulmuar.
Viktima është dërguar për mjekim në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa ndaj dy të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Babë e bir arrestohen në Ferizaj, dyshohen se sulmuan bashkëshorten dhe vajzën
-
Theret me thikë një person në Ferizaj, dy të arrestuar
-
Arrestohet një i dyshuar në Ferizaj pasi rrahu babanë e ish-bashkëshortes
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi seksualisht një grua
-
Rrahën dhe e sulmuan me thikë sigurimin e një kafeneje në Ferizaj, arrestohen dy persona