Policia e Kosovës ka arrestuar në mëngjesin e të mërkurës në Ferizaj dy persona të kërkuar nga gjykata. Njëri është iu dënuar për vjedhje e tjetri për “dhunë në familje”.
Në aksionin rreth orës 6 të mëngjesit është arrestuar R.H. 45-vjeçar dhe I.I. 43-vjeçar.
“Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohen në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.