Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen babë e bir në Tiranë, u kapën me armë e municione

Policia ka vënë në pranga babë e bir pasi në banesën e tyre Policia e Tiranës gjeti e sekuestroi dy armë zjarri, municion luftarak dhe vula të formave të ndryshme.

Bëhet e ditur se personat e arrestuar janë shtetasit Azis Xhini, 70 vjeç dhe Faris Xhini, 19 vjeç, banues në Kamëz.

Sipas policisë, për shtetasit e lartpërmendur në rrugë operative disponohej informacion se në banesë mbanin sende të kundërligjshme dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre në Paskuqan iu gjetën armë zjarri dhe municion luftarak.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– armë zjarri “Pistoletë”

– armë zjarri “Automatik”

– 460 fishekë arme të gjatë

– 38 fishekë pistolete

– 3 krehër automatiku

– 7 krehër pistolete

– vula rrethore dhe drejtkëndore

– kuti boje për vula. /TCh

Artikuj të ngjashëm