Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori i Hetimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Doganën e Kosovës, njoftojnë se pas hetimeve intensive të kryera, lidhur me veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, që në vazhdimësi merreshin me kryerjen e veprave penale të ‘kontrabandë me mallra’ dhe ‘shmangie nga tatimi’ ka bërë arrestimin e gjashtë personave të dyshuar.
Dy të dyshuar shtetas të Maqedonisë, bënin furnizimin me mallra (metale të çmuara) nga Maqedonia, duke ikur nga pagesa doganore, ndërsa katër të dyshuar (shtetas te Kosovës) shmangeshin nga pagimi i tatimeve të parapara me ligj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë komunikatë tutje thuhet se duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datë 25/26.01.2018 në pesë rajone: Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Gjilan, është kryer kontrolli i lokaleve të argjendarive, pronë e të dyshuarve, me qëllim të mbledhjes të provave për veprimtarinë kriminale.
Të dyshuarit e arrestuar janë:
H. R. lindur me 1987-m/sh/maqedonas
S. R. lindur me 1982 -m/sh/maqedonas
V. K. lindur me 1979-m/sh/kosovar
V. H.lindur me 1961-m/sh/ kosovar
B. M. lindur me 1961-m/sh/ kosovar
F. K.lindur me 1988-m/sh/ kosovar
Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:
3 kg e 850 gramë stoli ari,
5 kg stoli argjendi,
3 revole kalibrash të ndryshëm,
97 fishekë,
1 veturë,
3 telefona.
Personat e dyshuar, (dy prej tyre) në bazë të urdhrit të prokurorit dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore, ndërkaq katër janë liruar në procedurë të rregullt.