Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestim për dhunë në familje

Foto: Ilustrim

Dje në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë.

Ata, pas një mosmarrëveshjeje verbale i kanë sulmuar fizikisht familjarët e tyre- viktimat, dy femra dhe një mashkull, të tre K/Shqiptarë, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Koha.net.

Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje për 48 orë kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm