Kronikë

Arrest shtëpiak të dyshuarit për sulm seksual ndaj të miturës në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak të pandehurit G.XH, i cili dyshohet se ka dhunuar një të mitur.

Themelorja ia ka refuzuar kërkesën Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, duke si e cilësuar si të pabazuar konform dispozitave.

G.XH. dyshohet se më 21 maj të këtij viti, në një hotel në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, ka keqpërdorur seksualisht të miturën 16-vjeçare.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka refuzuar si të pa bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, ndërsa të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftim.