Gjykata Themelore në Pejë ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj katër të pandehurve F.K., A.K., T.K., dhe L.R. me dyshimin e më 13 qershor kanë sulmuar personat zyrtarë të Policisë, duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.
“Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar, për çka me qëllim të sigurimi të prezencës së tyre në procedurë të mëtejme iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, të martën.
Bëhet fjalë për një rast në Vitomiricë të Pejës, ku gjatë fundjavës dyshohet se ndodhi një vrasje dhe një vetëvrasje. Të arrestuarit dyshohet se janë familjarë të njërit prej viktimave.
-
Arrestohen gjashtë të dyshuar për sulm ndaj policit në Pejë
-
Arrestohen tre të dyshuar në Pejë për sulm ndaj policëve
-
Një muaj burg shtëpiak dy personave që sulmuan policët në Pejë
-
Katër persona sulmojnë dy të tjerë në Pejë, arrestohen
-
Një muaj arrest shtëpiak për një burrë në Pejë për sulm fizik ndaj një personi