Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrest shtëpiak ndaj personit që sulmoi gazetarin Vullnet Krasniqi

Arrestim

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore ka caktuar një muaj arrest shtëpiak për të pandehurin E.K. për sulm fizik ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi.

Koha e arrestit vlen nga data 15 gusht dhe do të zgjasë deri më 15 shtator.

Gjykata në arsyetim ka thënë se i pandehuri E.K., me dashje e ka sulmuar gazetarin Krasniqi.

“Në momentin kur i dëmtuari V.K.,– gazetar, gjatë kryerjes së punëve të tij zyrtare ka marrë në intervistë protestuesit, i pandehuri e ka shtyrë gazetarin, pastaj gazetari ka vazhduar t’i intervistojë protestuesit e tjerë ku ka hasur në rezistencë të protestuesve, me të cilat veprime tek i dëmtuari kanë shkaktuar shqetësim”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës