Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.R për shkak të veprave penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 422/1 të Kodit Penal Republikës së Kosovës dhe fotografim dhe incizimet tjera të autorizuara nga neni 205 të Kodit Penal Republikës së Kosovës.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 04.02.2019 deri me datë 04.03.2019.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri I.R gjatë periudhës 2017-2018 në cilësinë e personit zyrtar – avokat, si mbrojtës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda kundër të pandehurit I.R nuk është e bazuar, sepse konform nenit 173 par.2 me rastin e vendosjes se cila nga masat do të zbatohet për të siguruar praninë e të pandehurit, gjykata detyrohet t’i merr parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete, dhe të sigurojë që mos të zbatojë masën më të rëndë kur mjafton masa më e butë.
Andaj gjykata konsideron se prania e të pandehurit në procedurë mund të sigurohet edhe me masën e arrestit shtëpiak, po ashtu Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 183 par.1 nënpar.1.2 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.2. të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit I.R pasi që ka arsye për të besuar dhe ekzistojnë rrethana të posaçme që ai do të pengojë rrjedhjen e procedurës penale.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
-
Kërkohet paraburgim për një zyrtar të Komunës së Prishtinës për keqpërdorim të pozitës
-
Arrest shtëpiak për zyrtarin policor që dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare
-
I refuzohet ankesa kundër paraburgimit personit që keqpërdori pozitën zyrtare
-
Arrest shtëpiak për gjyqtarin Rafet Ismaili dhe hetuesin policor Blerim Gashi
-
Një muaj paraburgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare