Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Armë dhe marihuanë kapen në Merdare

Foto: Koha / ilustrim

Dy persona me nënshtetësi belge janë arrestuar në pikë kalimin kufitar në Merdare, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre është gjetur dhe sekuestruar një AK-47 dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Po në Merdare, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuana, përcjell ksp.

Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.