Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) të mërkurën ka lënë në fuqi burgun e përjetshëm për Laert Haxhiun i cili u dënua për masakrën e Lushnjës, në të cilën pati dy të vrarë dhe dy të plagosur.
Mbrojtja ka të drejtë ankimi brenda 45 ditëve në Gjykatën e Lartë.
Haxhiu u dënua më 4 prill të këtij viti.
Haxhiu, i njohur ndryshe si “rivali” i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, u dënua për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë në vitin 2017, ku cak i atentatit ishte nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti. Shkurti i shpëtoi atenatit, por plumbat kapën miqtë e tij, Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën. U plagosën edhe Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.
Laert Haxhiu u arrestua në maj të vitit 2023 në Greqi.
-
Haxhiu: U dëshmua se sulmi ndaj rendit kushtetues nuk mbetet pa ndëshkim
-
Mbrojtja e Lajçit do ta apelojë dënimin me burgim të përjetshëm
-
Vritet një person në burgun e sigurisë së lartë në Shqipëri
-
Lushtaku: Që 13 vjet jam i penalizuar dhe i përndjekur nga EULEX-i
-
Vrasësit të bashkëshortes i ndryshohet vendimi, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet