Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Amerikani gjendet i pajetë në apartamentin me qira në Sarandë, dërgohet drejt Tiranës

Një shtetas amerikan është gjetur i pajetë dje në apartamentin e tij ne Sarandë.

Bëhet fjalë për 70-vjeçarin Robert Hood, nga Alaska.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mësohet se viktima prej tri vitesh jetonte i vetëm në një apartament me qira, në lagjen nr.1 në qytetit bregdetar. Bëhet e ditur se prej tri ditësh, 70-vjeçari nuk po u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij. Kjo ka shqetësuar mikun e tij, i cili njoftoi Policinë e Sarandës. Kjo e fundit së bashku me shërbimin zjarrfikës dhe mjekët hynë në apartament, ku e kanë gjetur të pajetë në shtratin e tij 70 -vjeçarin.

Ndërkohë, për shkak të situatës së koronavirusit, trupi i tij është nisur drejt Tiranës për ekspertizë mjeko–ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Burime nga policia bënë me dije se nga këqyrja e trupit të viktimës, nuk ka pasur shenja dhune. As në banesë nuk është parë ndonjë shenjë e dyshimtë që të bën të mendosh për ndonjë akt kriminal/BW.