Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë për vrasje në tentativë dhe kanosje

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë kundër L.A për veprën penale ”Vrasje në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” kundër të pandehurit E.A për veprën penale “Kanosje”, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.A, me datën 10/10/2018, rreth orës 17:10, në fshatin Muzhevinë Komuna e Istogut, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin U.I.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se dy të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë