Pejë,13 dhjetor - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër shoferit S.K., për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” (rrezikoi jetën e 23 personave). Ai më 5 maj të viti 2018, në rrugën Istog-Novosellë, tek vendi i quajtur Dydesh, derisa ishte duke drejtuar autobusin e markës Iveco, me të cilin po transportonte pasagjerë, duke mos u kushtuar kujdes kushteve të rrugës dhe mospërshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin mbi autobus dhe del nga korsia e rrugës, ku përplaset për disa lisa, ashtu që si pasojë e kësaj 5 (pesë) udhëtarë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, kurse 18 (tetëmbëdhjete) të tjerëve u janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
-
Aksident në Istog, lëndohen 12 nxënës e dy shoferë
-
17 të lënduar nga rrokullisja e autobusit në Rugovë
-
Aksident mes një traktori dhe një autobusi në Miradi, një i lënduar
-
“Trafiku Urban” i tronditur me aksidentin ku mbeti një i vdekur e 14 të lënduar
-
Aksident në Fushë-Kosovë, lëndohen katër pasagjerë të autobusit