Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë për mos raportim ose raportim të rremë i pasurisë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarëve S.K., drejtor i Inspeksionit në Komunën e Suharekës dhe V.K. asambleist në Asamblenë Komunale të Prizrenit, njofton komunikata, transmeton Koha.net.

Sipas aktakuzës, S.K dhe V.K., akuzohen pasi që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dobisë së tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, duke mos i paraqitur brenda afatit për paraqitjen e deklaratës për periudhën e vitit 2016, edhe pse këtë është dashur ta bëjnë deri më datën 31.03.2017, edhe përkundër asaj që të njëjtit kanë qenë të njoftuar – paralajmëruar nga ana e Agjencionit Kundër Korrupsionit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

S.K dhe V.K., Me këto veprime kanë kryer veprën penale mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 437 paragrafi 1 të KP-së.