Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë për degradim të ambientit

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër Q.B, për veprën penale, dëmtim i ambientit, njofton kumtesa.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Q.B, më parë e deri më 22 tetor të vitit 2018, ka vepruar kundërligjshëm në fshatin Gllaviqicë të Komunës së Pejës, transmeton Koha.net.

Ai duke mos poseduar licencë, ka shfrytëzuar resurset minerare të rërës dhe zhavorrit në sasi prej 886,203 m³, përmes makinerisë punuese, duke shkaktuar dëmin në vlerë prej 3. 323,26 (tremijetreqindenjëzetetre) euro.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore të Pejës, që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, dhe po ashtu ti shqiptohet edhe dënimi plotësues që t’i ndalohet ushtrimi i profesionit, veprimtarisë ose detyrës.